Suzana Ujkiq, hendbollistja më e mira në vendin tonë dhe reprezentuese e Kosovës, është emëruar kapitene e kampiones dhe fitueses së Kupës së Kosovës, Istogut.
Hendbollistja për rreth 8 vite jep kontribut të madh në këtë mjedis që është 5 pesë herë kampione e Kosovës, 6 herë fituese e Kupës dhe 2 herë e Superkupës.
"Pesë herë kampionia e Kosovës, Istogu, ka zgjedhur kapitenen e re të ekipit: Suzana Ujkaj.
Ajo do të udhëheqë skuadrën istogase si në garat vendore, ashtu edhe në ato ndërkombëtare, në kuadër të EHF European Cup.
Anëtare e kombëtares së Kosovës dhe pjesë e Istogut që nga sezoni 2018/2019, Suzana ka qenë një lojtare kyçe për ekipin. Ajo ka luajtur për disa sezone në Francë, por u rikthye te Istogu sezonin e kaluar, kësaj here së bashku me motrën e saj të vogël, Diana Ujkaj. Së bashku ndihmuan ekipin të fitojë titullin dhe Kupën e Kosovës.
Edhe pse këtë vit nga ekipi janë larguar disa lojtare, Istogu ka bërë gjithashtu përforcime të reja. Objektivat e kampioneve mbeten të pandryshuara: fitimi i trofeve dhe një paraqitje sa më dinjitoze në arenën evropiane.
Ndeshjen e parë të sezonit 2025/26, Istogu do ta zhvillojë më 14 shtator, në kuadër të Superkupës së Kosovës.
Ndersa ndeshjen e parë kampionale për edicionin e ri, Istogu do ta zhvillojë më 21 shtator, kundër KHF Prishtina, në palestrën “ Dresha” në Banje", - njofton Istoigu.
Suzana tani ka një peshë tjetër të madhe mbi super e veta.
Ajo tha se është e vendosur si asnjëherë më parë për t’i mbrojtur trofetë dhe për një prezantim sa më të mirë të Istogut në garat evropiane ashtu si i ka hije këtij kolektivi të vyeshëm.