Hendbollisti më përvojë, Hamdi Salihu, ka arritur marrëveshjen me Rahovecin, kampion i Kosovës.
Pas një edicioni të lakmueshëm të skuadra me renome Kastrioti i Ferizajt, fitues i Kupës së Kosovës, Salihu vendosi të vazhdojë me Rahovecin.
“Beku i njohur dhe me përvojë, Hamdi Salihu, i bashkohet KH Rahovecit.
Edhe Salihu ishte pjesë e Kastriotit, ndërsa transferimi i tij konfirmon se ambiciet tona për këtë sezon nuk ndryshojnë”, njofton KH Rahoveci.