Lojtarja nga Angola përforcon Istogun

Hendboll

Lojtarja nga Angola përforcon Istogun

Nga: K.G. Më: 28 gusht 2025 Në ora: 22:52
Virgínia Gonçalves Andre

Istogu nuk ka të ndalur me përforcime.

Kampionja e Kosovës është përforcuar me hendbollisten Loyde Virgínia Gonçalves Andre.

Lojtarja është 25 – vjeçare dhe vlerësohet si përforcim i mirë për ekipin e Istogut.

“Hendbollistja nga Angola, e cila luan në pozitën e fundores së qendrës (playmaker), është përforcimi i radhës për Istogaset, të cilat në mesin e muajit shtator e nisin edicionin e ri në Superligën e Kosovës, ndërsa në fillim të tetorit edhe edicionin e ri në Kupat Evropiane.

Ashtu siç ju kemi njoftuar më parë, nga skuadra janë larguar disa lojtare, por kemi edhe prurje të reja cilësore. 

Klubi kampion do të vazhdojë të jetë transparent me përkrahësit e tij dhe me komunitetin e hendbollit në përgjithësi, duke informuar rregullisht për zhvillimet në klub,  për ndryshimet, largimet, ardhjet e reja dhe për çdo informacion që vlerësohet i rëndësishëm për publikun.

KHF Istogu synon ta vazhdojë rrugëtimin e rezultateve pozitive dhe të ruajë nivelin e lartë organizativ, ashtu siç i ka hije një skuadre kampione, përfaqësuese e qytetit dhe vendit tonë në arenën evropiane”, njofton KHF Istogu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat