Ka pengesa, selektori i ri i kombëtares së Kosovës në hendboll (meshkujt), synon që të kualifikojë Kosovën në Kampionatin Evropian.
“Hendbolli në Ballkan luhet me shumë pasion dhe zjarr. Kombinimi me punën skandinave është jashtëzakonisht i mirë.
Synimi për dy vitet e ardhshme është kualifikimi në Evropian. Ka pengesa por nëse punojmë si duhet mund të afrohemi shumë shpejt.
Është nder për mua të marr këtë detyrë. Është kënaqësi që e fillojmë këtë rrugëtim të përbashkët.
Jam shumë i lumtur që Jasmin Zhuta është asistenti im. Ai e njeh gjuhën, kulturën, është trajner shumë i mirë”, tha selektori i ri.