Kështu e kanë burrat e fortë!
Kështu e kanë emrat e mëdhenj!
Legjenda e hendbollit të Kosovës, Bujar Qerimi, erdhi si burrat para katër viteve në krye të kombëtares së Kosovës (meshkujt).
Si burrat erdhi e si burrat largohet!
Ballëlart e i buzëqeshur erdhi.
Largohet edhe më ballëlart dhe më i buzëqeshur për faktin se la pas vetes brumë por edhe namin e tij!
Bujar Qerimi e ka pas të qartë qysh ditën e parë kur erdhi si selektor, se si ka ardhur edhe do të shkoi!
Shkoi me fytyrë të bardhë ashtu si e ka zemrën e bardhë!
Shkoi si burrat!
Nuk ka selektor të përjetshëm!
Ishte i vetëdijshëm Bujari për këtë punë qysh kur erdhi në krye të Kosovës!
Erdhi se e ndjente në shpirrt Kosovën!
Në zemrën e tij rrah dashuria për Kosovën!
Qëllimi i tij ishte të ndërtojë lojën e kombëtares së Kosovës.
Ka ndërtuar ekip, vuri rend e stabilitet në kombëtare, komunikues me gazetarë dhe largohet si burrë i madh!
Shkurt e shqip ishte i dashur për të gjithë.
Sportist i madh.