Eshref Beqiri ishte delegat i Federatës Evropiane të Hendbollit në ndeshjen e nivelit të dytë të garave kontinentale, EHF European League.
Beqiri u kujdes për mbarëvajtjen e ndeshjes mes skuadrave kroate, Dugo Selo dhe Sesvete.
Ndeshjen e fitoi Dugo Sele me rezultat 32:29.
Por Sesvete e fitoi ndeshjen e dytë me rezultat 35:24 dhe avancoi tutje në Ligën Evropiane për hendbollistë.
Beqiri delegohet rregullisht në ndeshje evropiane nga EHF-ja.
Dhe pesha e ndeshjeve ku ai është delegat është gjithnjë e më e madhe.