Dyshja e gjyqtarëve të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Arsim e Erdoan Vitaku, kanë nisur me ndeshje evropiane që nga xhiroja e parë e EHF European Cup për hendbollistë.
Në fundjavë, çifti Vitaku ishte i deleguar nga Federata Evropiane e Hendbollit për ta drejtuar ndeshjen mes skuadrave roomz JAGS Voslau dhe Mistra.
Ndeshja u zhvillua në Bad Voslau të Austrisë, ndërsa u fitua nga skuadra austriake me rezultatin 31:23.
Mistra është skuadër nga Estonia, ku edhe zhvillohet ndeshja e kthimit, të dielën e ardhshme.
Arsim e Erdoan Vitaku tashmë kanë përvojë të gjatë evropiane, ndërsa janë vlerësuar për punën e bërë në fundjavë në Austri.