Gjyqtarët e Federatës së Hendbollit të Kosovës, Genc e Getoar Bujupi, kanë drejtuar dy ndeshje evropiane në fundjavë.
Çifti Bujupi ishte i deleguar nga Federata Evropiane e Hendbollit për ndeshjet mes skuadrës hungareze, Balatonfuredi KSE dhe asaj nga Turqia, Beykoz BLD.
Dy ndeshjet u zhvilluan në Balatonfured të Hungarisë. Të shtunën skuadra hungareze fitoi 42:18, ndërsa të dielën Balatonfuredi fitoi 43:20 dhe kështu avancoi në raundin e dytë të EHF European Cup.
Dyshja Bujupi është vlerësuar për punën e bërë, ndërsa pritet të delegohet edhe në xhirot e ardhshme të kupave evropiane.