Fadil Maxhuni largohet nga KHF Vushtrria

Hendboll

Fadil Maxhuni largohet nga KHF Vushtrria

Më: 10 shtator 2025 Në ora: 12:51
Fadil Maxhuni

Fadil Maxhuni pas një kohë të gjatë largohet nga klubi i hendbollit Vushtrria (femrat). 

Pas dy dekadave, pas 20 viteve është larguar nga klubi, ku kontributi i tij për vite më radhë ishte i madh. 

Maxhuni jep dorëheqje dhe siç raportohet me mungesën e mbështetjes së mjaftueshme financiare nga bizneset e Vushtrrisë, të cilat, sipas tij, shpesh kontribuojnë për klube jashtë qytetit.

Dorëheqje ka dhënë edhe drejtori i klubit, Emin Selaci. Ata kanë bërë të ditur se të gjitha dokumentacionet zyrtare të klubit, duke përfshirë raportet financiare pa asnjë borxh të pashlyer, do t’i dorëzojnë në DKRS.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat