Kampioni i Kosovës, Rahoveci dhe fituesi i Kupës, Kastrioti i Ferizajt, do të përballen sonte (20.00) në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.
Finalja e madhe e Superkupës mes dy skuadrave më të mira të hendbollit në Kosovë (meshkujt).
Si njëra ekip dhe si tjetra palë, synojnë që të nisin edicionin e ri me trofeun e Superkupës.
"Bëhu pjesë e spektaklit sportiv.
Kur luajnë Rahoveci e Kastrioti nuk ka se si të jetë ndryshe pos spektakël hendbolli!
Sonte, ora 20:00.
Palestra “Bill Clinton”, Ferizaj.
Ndeshja për trofe, ndeshja për Superkupë”, njofton FHK.