Në fundjavë fillon gara në Superligë

Hendboll

Në fundjavë fillon gara në Superligë

Më: 17 shtator 2025 Në ora: 15:41
Pamje nga ndeshja

Turneu i Superkupës së Kosovës në hendboll i lë vend garës kampionale.

Në fundjavë fillon gara në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve dhe atë të femrave. 
Ndeshjet e para janë të shtunën.

Pritet garë interesante, ndonëse disa skuadra po përballen me sfida të ndryshme.

Shumica e klubeve kanë nisur me kohë përgatitjet për edicionin e ri garues dhe të gatshme e presin fillimin e kampionatit.

Superkupa u zhvillua të shtunën në Ferizaj. Te hendbollistet, Istogu fitoi ndaj Ferizajt, ndërsa te hendbollistët Rahoveci e fitoi ndeshjen dramatike ndaj Kastriotit, që u zhvillua në praninë e afro 2500 shikuesve.

Shtatë prej skuadrave pos sfidave kampionale i kanë edhe ato evropiane, përkatësisht të Kupës Evropiane (EHF European Cup).

Por momentalisht i gjithë fokusi është te fillimi i mbarë i kampionatit dhe gara kryesore, ajo për titull të kampionit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat