Klubi i hendbollit Tereza sot do të përballet me Ferizajn, në hapje të edicionit të ri të Superligës së Kosovës.
Mikpritëset janë para sfidës shumë të vështirë, ndërsa Ferizaj synon të kthehet me pikë të plota.
“Tereza e Ferizaj takohen sot nga ora 18:00 në palestrën "Adem Jashari" në Obiliq.
Ndeshja e xhiros hapëse të Superligës së hendbollisteve pritet të jetë interesante”, thuhet në njoftimin e FHK-së.