Vëllaznimi feston ndaj Trepçës

Hendboll

Vëllaznimi feston ndaj Trepçës

Më: 27 shtator 2025 Në ora: 23:00
Vëllaznimi

Skuadra gjakovare, Vëllaznimi, e ka fituar ndeshjen dramatike me Trepçën e Mitrovicës.

Ndeshja e së shtunës mbrëma në "Shani Nushi" u vendos në aksionin e fundit. Vëllaznimi fitoi 24:23 me golin e sekondës së fundit.

Golin e fitores së rëndësishme e shënoi Ardi Halili.

Ndeshja e xhiros së dytë ishte e fortë dhe interesante. Në pjesën e parë mitrovicasit krijuan epërsi prej tri golash, 12:9. Ndërkohë ishin në epërsi në shumicën e kohës në pjesën e dytë, por vendasit nuk u dorëzuan dhe në fund shënuan fitore të madhe.

Çlirim Rama i shënoi tetë gola për Vëllaznimin, ndërsa Halili i kishte shtatë.

Te Trepça tetë gola i shënoi Butrint Miftari, kurse nga pesë i kishin Sali Maxhera e Matheus Henrique.

Vëllaznimi e shënoi fitoren e dytë, kurse Trepça e pësoi humbjen e dytë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat