Federata e Hendbollit Evropian ia jep dritën e gjelbër Istogut për Kupën Evropiane, që mund të luajë në palestrën në Bajë të Istogut.
“Federata Evropiane e Hendbollit (EHF), pas kërkesës së paraqitur nga Federata e Hendbollit të Kosovës, ka dhënë leje që Klubi i Hendbollit të Femrave Istogu t’i zhvillojë ndeshjet e raundit të 2-të të EHF Europa Cup në palestrën “Dresha” në Banjë.
Siç dihet tashmë, shumica e palestrave sportive në Kosovë nuk janë në dispozicion për shkak të zgjedhjeve lokale, pasi janë marrë në shfrytëzim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Kjo ka krijuar vështirësi të mëdha për klubet sportive, përfshirë edhe Istogun, i cili nuk ka një palestër funksionale në qytetin e vet, dhe nuk ka pasur mundësi të shfrytëzojë ndonjë palestër tjetër në Kosovë.
Pas shqyrtimit të kërkesës së FHK-së, EHF ka lejuar që KHF Istogu t’i zhvillojë vetëm këto dy ndeshje në palestrën “Dresha” në Banjë, me kusht që të përmbushen disa kërkesa infrastrukturore të caktuara nga vetë EHF duke pasur konsideratë për situatën ne te cilen ndodhemi.
Klubi aktualisht është në proces të përmirësimit të këtyre kushteve, në mënyrë që ndeshja të mund të zhvillohet sipas standardeve të kërkuara.
Ndeshjet janë të planifikuara të zhvillohen më 4 dhe 5 tetor”, njofton KHF Istogu.