Ferizaj niset për në Itali

Hendboll

Ferizaj niset për në Itali

Nga: K.G. Më: 2 tetor 2025 Në ora: 18:52
Ferizaj

Hendbollistet e Ferizajt premtojnë një prezantim të denjë në rrethin e dytë të Kupës Evropiane në hendboll.

Vashat ferizajase janë para sprovës së madhe në përballje me ekipin italian, Jomi Salerno.

Ndeshjet luhen me 4 e 5 tetor në orën 18.00.

“Udhëtojmë për në Itali përballë Jomi Salerno, në kuadër të European Cup.

Kjo nuk është vetëm një ndeshje, është përfaqësim i Kosovës, i qytetit tonë dhe i çdo tifozi që na mbështet me zemër.

Do të japim gjithçka në fushë, me krenarinë që bartim flamurin dhe me forcën që na jep dashuria për këtë sport.

Përtej rezultatit, ne do të tregojmë se Kosova ka shpirt gare dhe zemër të madhe:, thuhet në njoftimin e klubit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat