Shqiponja e luan të shtunën ndeshjen e kthimit me Winterthurin

Hendboll

Shqiponja e luan të shtunën ndeshjen e kthimit me Winterthurin

Më: 3 tetor 2025 Në ora: 14:10
Pamje nga ndeshja

Shqiponja e Gjakovës e zhvillon të shtunën ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste.

Shqiponja përballë do ta ketë skuadrën e madhe zvicerane, Winterthur.

Ndeshja Shqiponja – Winterthur, zhvillohet nga ora 16:00 në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.

Ndeshja e parë është luajtur të dielën në Schaffhausen të Zvicrës. Fitore me rezultat 38:23 ka shënuar Winterthuri.

Te skuadra gjakovare janë të përkushtuara për të dhënë maksimumin në kërkim të një rezultati më të favorshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat