Ekipi i Samadrexhës ka pësuar humbje në Greqi nga skuadra e PAOK-ut me rezultat 38:28 (21:14), në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të Kupës së Evropës në hendboll.
Vendaset treguan lojë më të mirë dhe si rrjedhojë e kësaj triumfuan me 10 gola dallim .
Samadrexhën e pret sfidë shumë e vështirë për të përmbysur këtë rezultat në takimin e dytë ndaj PAOK-ut.
Hendbollistja Sanja Premoviq është më efikasja te skuadra greke, me 12 gola dhe Tina Hetemi me 10 gola te Samadrexha.