Rahoveci triumfon ndaj Besa Famgas

Hendboll

Rahoveci triumfon ndaj Besa Famgas

Më: 4 tetor 2025 Në ora: 22:25
Pamje nga ndeshja

Rahoveci e Besa Famgasi kanë luajtur ndeshje të fortë të shtunën mbrëma në palestrën "Mizahir Isma".

Derbin e xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në hendboll e fituan "vreshtarët" me rezultatin 31:28.

Vendasit në pjesën e parë ishin në epërsi prej dy-tri golash, ndërsa pas 30 minutave rezultati ishte 15:14.

Në minutën e 54-t Besa ia doli ta barazojë rezultatin në 26:26. Por Rahoveci sërish u shkëput 30:26 për ta mbyllur ndeshjen 31:28.

Arbios Mushkolaj udhëhoqi Rahovecin me 11 gola. Egzon Gjuka i shënoi shtatë, kurse Granit Kadiri pesë.

Ahmed Zayan Amr Ali i shënoi nëntë gola për Besa Famgasin. Pesë i kishte Deniz Terziqi.

Rahoveci i ka tri fitore, kurse Besa e pësoi humbjen e parë.

Të shtunën u luajt edhe ndeshja mes Trepçës e Llapit.

Mitrovicasit fituan 33:29 për pikët e para të edicionit.

Sali Maxhera udhëhoqi Trepçën me nëntë gola. Te Llapi më efikasi ishte Blerton Hasani me shtatë gola.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat