Çairi nuk do të vazhdojë në Kupën Evropiane, pasi që u eliminua nga skuadra sllovene Ajdovshçina.
Skuadra shqiptare pësoi humbje në Shkup, me rezultat 33:27 nga Ajdovshçina, ndërsa e kishte humbur edhe sfidën e parë me 27:24.
Trajneri Basri Latifi mbështetej te përforcimi i ri nga Tunizia në këtë ndeshje, Tahani Amar, ndërsa kishte mungesën e portieres Magdalena Kojoviq, e cila do mungojë gjatë për shkak të një lëndimi.
Tahani u tregua shumë e mirë e cila shënoi nëntë gola nga 12 tentime.
Skuadra shqiptare eliminohet nga garat evropiane.