Skuadra shqiptare Çairi mposhtet në dy ndeshje nga Ajdovshçina e Sllovenisë.
Në Slloveni u mund me rezultat 27:24 dhe mbrëmë në Shkup edhe më thellë, 33:27 dhe eliminohen në rrethin e dytë të Kupës Evropiane në hendboll.
“Nuk e di a duhet mu gëzuar apo me u dëshpëruar, një humbje pak sa e rëndë dhe goditje për ambiciet të cilat i kishim në fillim të sezonit.
Sporti ashtu e ka pas çdo ulje fillon një ngritje edhe më e madhe dhe shpresë për vazhdimin e sezonit edhe më fuqishëm.
Ju Falëminderi gjithë Ju që ishit me ne në këto ndeshje të Europës ku provim për së dyti nuk ka por ka vetëm mësim dhe përvojë plus.
Gjithsesi këto vajza meritojnë respekt maksimal për mundin e dhënë dhe sakrificën, kokën lart dhe vazhdojmë përpara!”, ka shkruar Latifi në profilin e tij në facebook.