Samadrexha pëson humbje të thellë në Greqi

Hendboll

Samadrexha pëson humbje të thellë në Greqi

Më: 5 tetor 2025 Në ora: 20:39
Samadrexha

Samadrexha është ndalur në raundin e dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste.

Në fundjavë skuadra samadrexhase luajti dy ndeshje në Greqi me PAOK-un.

Pas disfatës në ndeshjen e parë, Samadrexha u mposht edhe të dielën, 34:20.

Arona Krasniqi e Jennifer Toledo Abreu ishin më efikaset te Samadrexha me nga gjashtë gola. Tina Hetemi i shtoi tri gola, derisa dy i realizoi Arlinda Maloku.

Përvoja në ndeshjet evropiane pritet t'i shërbejë Samadrexhës për garën kampionale dhe për Kupë të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat