Kastrioti ka mbledhur dy pikë të reja në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Skuadra ferizajase të mërkurën fitoi 40:26 ndaj Trepçës në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.
Ishte kjo ndeshja e parë e xhiros së katërt të kampionatit të Kosovës.
Për shkak të shfrytëzimit të shumicës së palestrave në vendin tonë për zgjedhjet lokale, por edhe për shkak të ndeshjeve evropiane, sfidat tjera të xhiros së katërt do të zhvillohen më vonë.
Në ndeshjen e së mërkurës në “Minatori”, Kastrioti bëri shkëputje më të madhe në pjesën e dytë. Në pjesën e parë dallimi ishte i vogël.
Adonit Isufi i shënoi dhjetë gola për Kastriotin. Gjashtë i realizoi Felipe Teixeira, derisa nga katër i kishin Elion Goçi, Festim Mustafa, Besnik Bytyqi e Jeton Bislimi.
Sali Maxhera ishte më efikasi te skuadra mitrovicase. Ai ndeshjen e përfundoi me nëntë gola. Pesë i shënoi Matheus Henrique, kurse nga tri i kishin Amar Mujka, Butrint Miftari e Ermir Januzi.
Kastrioti tani i ka tri fitore e një humbje. Trepça ka një fitore, kurse i ka pësuar tri humbje.