Kastrioti konfirmon ndeshjen e Kupës Evropiane

Hendboll

Kastrioti konfirmon ndeshjen e Kupës Evropiane

Nga: K.G. Më: 9 tetor 2025 Në ora: 20:16
Kastrioti

Fituesi i Kupës së Kosovës në hendboll, Kastrioti i Ferizajt, ka konfirmuar datat e zhvillimit të ndeshjeve të rrethit të dytë të Kupës Evropiane.

Ferizajasit do të përballen me një ekip mjaft të mirë, siç është Red Boys Differdange.

“Me datat 17 dhe 18 tetor, në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, ekipi ynë KH Kastrioti do të zhvillojë dy ndeshjet e para evropiane në kuadër të EHF European 

Ndeshja e parë

E premte, 17.10.2025
Ora 20:00
KH Kastrioti - HB Red Boys Differdange (Luksemburg)

Ndeshja e dytë

E shtunë, 18.10.2025
Ora 20:00

KH Kastrioti - HB Red Boys Differdange (Luksemburg)

Djemtë tanë janë të motivuar dhe gati për të dhënë maksimumin në fushë për ta kaluar këtë rund, por na duhet përkrahja juaj në palestër!

Ejani dhe mbështetni Kastriotin në këto përballje historike evropiane!”, thuhet në njoftimin e klubit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat