Kroacia ka zbarkuar në kryeqytetin e Kosovës.
Vashat e Kosovës sot (17.15) do të përballen me kombëtaren e Kroacisë, në kuadër ë xhiros së dytë të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në hendboll.
Ndeshja luhet në Qendrën e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Kosova kërkon paraqitje të mirë e Kroacia fitoren e dytë rresht.
Kroatet e nisën me fitore me rezultat 25:17 ndaj Finlandës dhe Kosova startoi me humbje 43:12 në Nimes të Francës.
Edin Kolgeci, kryetar i Federatës së Hendbollit të Kosovës, thërret publikun që të jetë në numër të madh në sallë.
“Na duhet përkrahja juaj në këtë ndeshje sfiduese.
Sot, nga ora 17:15 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Bashkë, për Kosovë”, ka bërë thirrje Kolgeci.