Hashani, delegat në ndeshjet e Kupës Evropiane

Hendboll

Hashani, delegat në ndeshjet e Kupës Evropiane

Më: 21 tetor 2025 Në ora: 13:31
Fahredin Hashani në mes

Anëtari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Fahredin Hashani, ka pasur tjetër angazhim evropian.

Në fundjavë Hashani ishte delegat i Federatës Evropiane të Hendbollit në ndeshjet e Kupës Evropiane për hendbollistë mes skuadrës nga Mali i Zi, Budvanska Rivijera, dhe asaj nga Greqia, Diomidis Argous.

Ndeshjet u zhvilluan në Cetinë të Malit të Zi.

Skuadra malazeze e fitoi ndeshjen e parë me rezultat 30:28.

Në të dytën skuadra greke fitoi 32:30.

Pas penalltive avancoi skuadra nga Mali i Zi.

Hashani ka përvojë të gjatë e të suksesshme në garat evropiane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat