Samadrexha e fiton derbin me Shqiponjën

Hendboll

Samadrexha e fiton derbin me Shqiponjën

Më: 23 tetor 2025 Në ora: 22:37
Samadrexha

Shqiponja e Samadrexha kanë luajtur ndeshje të fortë të enjten në palestrën "Shani Nushi" në Gjakovë.

Derbin e xhiros së katërt të Superligë së Kosovës e fitoi Samadrexha me një gol dallim, 27:26.

Samadrexhaset ishin në epërsi në shumicën e kohës. Por gjakovaret nuk janë dorëzuar duke e bërë ndeshjen interesante.

Jennifer Toledo Abreu e udhëhoqi Samadrexhën me nëntë gola. Gjashtë i shënoi Tina Hetemi e pesë Arona Krasniqi.

Ana Carolina Gonçalves dhe Nathalia Silva Fontana i kishin nga gjashtë gola për Shqiponjën.

Të dy skuadrat i kanë nga gjashtë pikë, por Shqiponja e ka një ndeshje më shumë të luajtur.

Kampioni, Istogu, shënoi fitore të pritur ndaj Ulpianës në Lipjan, me rezultatin 49:29.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat