Të dielën grumbullohet Kombëtarja e Kosovës

Hendboll

Të dielën grumbullohet Kombëtarja e Kosovës

Më: 25 tetor 2025 Në ora: 18:33
Jesper Ostlund

Të dielën (nesër) grumbullohet Kombëtarja A e Kosovës në hendboll.

Grumbullimi bëhet në mesditë në Prishtinë, ndërsa menjëherë në orët e mbrëmjes është stërvitja e parë nën urdhërat e selektorit të ri, suedezit Jesper Ostlund.

Ostlund dhe asistenti i tij, Jasmin Zhuta, tashmë kanë arritur në Kosovë.

Kombëtarja jonë do të përgatitet për ndeshjet me Britaninë e Madhe, që i takojnë fazës së parë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2027.

Ndeshja e parë është të mërkurën prej orës 18:00 në Derby të Anglisë, ndërsa e kthimit më 2 nëntor nga ora 17:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Kombëtarja do t’i ketë edhe dy stërvitje të hënën, ndërsa të martën udhëton për në Britani të Madhe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat