Grumbullohet Kombëtarja, Ostlund fillon punën

Hendboll

Grumbullohet Kombëtarja, Ostlund fillon punën

Më: 26 tetor 2025 Në ora: 20:03
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në hendboll është grumbulluar në prag të ndeshjeve me Britaninë e Madhe që i takojnë fazës së parë të kualifikimeve për Kupën e Botës 2027.

Stërvitja e parë po mbahet në palestrën në Lipjan, ndërsa po udhëhiqet nga selektori i ri, Jesper Ostlund.

Suedezi i suksesshëm, Ostlund, është emëruar në postin e selektorit në fillim të shtatorit, ndërsa debuton të mërkurën në Derby ndaj Britanisë së Madhe.

Ostlund po asistohet nga Jasmin Zhuta, që po ashtu ka karrierë të suksesshme në Suedi.

Nën urdhrat e shtabit të ri teknik po ushtrojnë shumica e lojtarëve të ftuar. Grupi kompletohet të hënën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat