Istogu e fiton derbin me Shqiponjën

Hendboll

Istogu e fiton derbin me Shqiponjën

Më: 26 tetor 2025 Në ora: 20:54
Istogu

Istogu e Shqiponja kanë luajtur ndeshje interesante të dielën mbrëma në palestrën “Dresha” në Banjë.

Fitorja i takoi skuadrës vendase, Istogut, me rezultat 38:34.

Ishte kjo kryendeshja e xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Pjesa e parë ishte plotësisht e barabartë, ndërsa mysafiret në një moment u shkëputën në tri gola.

Pas 30 minutave lojë, Istogu ishte në epërsi 19:18.

Pas minutës së 40-të istogaset nisën shkëputjen në rezultat, ndërsa gjakovaret nuk ia dolën të afrohen në më shumë se tri gola. 

Joneidel Balotinelle Olikaka i shënoi plot 14 gola për Istogun. Nëntë i kishte Angjelina Krasniqi!

Ana Carolini Gonçalves ishte më efikasja te Shqiponja me 11 gola.

Nga gjashtë i realizuan Alma Nivokazi e Juleidt Lourençao.

Kampioni aktual, Istogu, e shënoi fitoren e katërt rresht. Shqiponja e pësoi humbjen e dytë rresht, ndërsa i ka edhe tri fitore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat