Kombëtarja e Kosovës me selektor të ri kërkon fitore ndaj Britanisë së Madhe në ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2027 nw hendboll.
Selektori Jesper Ostlund ka testin e parë, synon fitore në debutim dhe të hapë rrugën e Kosovës drejt kualifikimit.
Djelmoshat tanë janë me këmbë përtoke, synojnë paraqitje sa më të mirë dhe fitore në Derby.
“Kthehemi në "Derby Arena", ku më 13 janar të vitit të kaluar fituam ndaj Britanisë së Madhe me rezultat 29:23.
Në arenën e bukur multisportive, të martën mbrëma Kombëtarja jonë zhvilloi stërvitjen e fundit para ndeshjes së re me britanikët.
Luajmë nesër nga ora 18:00, në kuadër të fazës së parë kualifikuese për Botërorin 2027.
Vetëm shtatë lojtarë që ishin paraqitur më 13 janar 2024, janë pjesë e Kombëtares aktualisht.
Selektori Jesper Ostlund në stërvitjen e fundit është fokusuar në aspekte taktike të lojës në mbrojtje dhe sulm”, thuhet në njoftimin e FHK-së.