Në fundjavë zhvillohet xhiroja e gjashtë e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Ndeshje interesante pritet të luhet në Gjakovë në mes të Shqiponjës dhe Terezës. Kjo ndeshje fillon në ora 16:00. Në termin të njëjtë është edhe takimi Besa – Prishtina.
Xhiroja mbyllet me ndeshjen Ulpiana – Ferizaj, që luhet të dielën nga ora 14:00.
Në Ligën e Parë të hendbollisteve është xhiroja e katërt.
Jusuf Gërvalla – Vëllaznimi, KEK-u – Trepça, CLICK – Vushtrria dhe Vjosa – Prizreni janë ndeshjet e kësaj xhiroje.
Në Ligën e Parë të hendbollistëve është java e tretë. Drita – Deçani, Istogu – Drenica, Ulpiana – Vjosa, Prizreni – Dukagjini janë ndeshjet e kësaj xhiroje kampionale.