Kosova U18 mposhtet nga Turqia

Hendboll

Kosova U18 mposhtet nga Turqia

Më: 1 nëntor 2025 Në ora: 19:22
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka luajtur ndeshjen e dytë në kualifikimet për Euro 2026.

Të shtunën në Ankara, djemtë tanë u mposhtën nga Turqia nikoqire me rezultat 42:28. Pas pjesës së parë rezultati ishte 23:12 për Turqinë U18.

Lorik Kelmendi i shënoi dhjetë gola për Kombëtaren tonë.

Katër i realizoi Olt Bajrami, ndërsa nga tri i kishin Eris Beqiri, Erion Bajramaj e Art Parduzi.

Kosova U18 të premten u mposht nga Rumania, ndërsa të dielën e luan ndeshjen e fundit ndaj Italisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat