Oltion Beshiri me lot në sy, përfundon karrierën si lojtar

Hendboll

Oltion Beshiri me lot në sy, përfundon karrierën si lojtar

Nga: K.G. Më: 5 nëntor 2025 Në ora: 22:08
Oltion Beshiri

Oltion Beshiri ka qenë zemra e klubit të hendbollit Prishtina.

Për dy dekada kontriboi si hendbollist për klubin me renome.

Beshiri me lot në sy ndahet nga klubi që e rriti e bëri emër të respektuar jo vetëm në komunitetin e hendbollit.

“Kapiteni i klubit, Oltion N. Beshiri përfundon karrierën si hendbollist!

Beshiri e nisi rrugëtimin e tij në hendboll në moshën 10-vjeçare. Që nga dita e parë, tregoi përkushtim dhe pasion për ngjyrat e Prishtinës. Në moshën 15-vjeçare debutoi me ekipin e parë, duke hapur një karrierë që do të zgjaste dy dekada dhe do të sillte mijëra gola, trofe e emocione.

Ishte kapiten i të gjitha gjeneratave dhe që nga viti 2019 mbajti shiritin e kapitenit të ekipit të parë.

U shpall lojtari më i mirë në Kosovë, disa herë lojtari më i mirë i krahut të majtë (alo), lojtari më i mirë i ri, golashënuesi më i mirë, si dhe sportisti i vitit nga Plisat.

Beshiri la një gjurmë që do të mbetet pjesë e historisë së KH Prishtina dhe hendbollit kosovar.

Faleminderit, kapiten.

Për pasionin, për përkushtimin dhe për gjithçka që ke dhënë për këto ngjyra!”, thuhet në njoftimin e KH Prishtina.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat