Istogu si vendas luan në Ferizaj!

Hendboll

Istogu si vendas luan në Ferizaj!

Më: 7 nëntor 2025 Në ora: 20:53
Istogu

Të shtunën zhvillohen të gjitha katër ndeshjet e xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. 

Janë dy ndeshje që pritet të ofrojnë rivalitet e lojë të mirë.

Nga ora 18:00 në palestrën “Bill Clinton” takohen Ferizaj e Shqiponja. Janë këto dy skuadra me pretendime të mëdha këtë edicion, që synojnë pikët e radhës.

Nga ora 14:00 në Ferizaj zhvillohet ndeshja mes Istogut e Kastriotit, ndërsa prej orës 19:00 në Lipjan është takimi Prishtina – Ulpiana.

Në Ligën e Parë të hendbollisteve është xhiroja e pestë. Të shtunën është ndeshja Vushtrria – Vjosa (14:00), ndërsa të dielën takohen Prizreni e KEK-u (15:00).

Ndeshjet Vëllaznimi – CLICK dhe Trepça – Dukagjini zhvillohen më vonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat