Shqiponja fiton në Ferizaj

Hendboll

Shqiponja fiton në Ferizaj

Më: 8 nëntor 2025 Në ora: 22:39
Pamje nga ndeshja

Ana Carolina Gonçalves me 14 gola dhe Alma Nivokazi me 13, e kanë udhëhequr Shqiponjën drejt fitores bindëse ndaj Ferizajt.

Të shtunën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, skuadra gjakovare fitoi me rezultat 41:27.
Ishte kjo ndeshja kryesore e xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll.

Shtatë gola për Shqiponjën i kishte Juleidt Lourençao.

Te skuadra ferizajase më efikasja ishte Elsa Kongjeli me tetë gola. Shtatë i kishte Sevdanur Ozkan e pesë Shkurte Mehmeti.

Ferizaj e pësoi humbjen e parë pas katër fitoreve rresht. Shqiponja tani ka pesë fitore e dy humbje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat