Rahoveci përballet me Vëllaznimin

Hendboll

Rahoveci përballet me Vëllaznimin

Nga: K.G. Më: 11 nëntor 2025 Në ora: 19:20
Pamje nga ndeshja

Rahoveci e Vëllaznimi do të luajnë ndeshjen e mbetur të javës së katërt të Superligës së Kosovës në hendboll.

Djelmoshat nga Gjakova po befasojnë me rezultate e deritashme, ku aktualisht janë në vend të katërt me 8 pikë, katër më pak se kampioni dhe lideri Rahoveci.

Ndeshja luhet nesër në orën 19.30.

“Të mërkurën kthehemi në palestrën tonë, ku presim në "Mizahir Isma" KH Vëllaznimin që këtë sezon po tregohet arrë e fortë.

Na pret ndeshje e vështirë, por bashkë e bëjmë spektaklin e kampionëve në palestrën tonë ikonike”, njofton KH Rahoveci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat