Disa shikues ankohen se nuk e kanë të qartë se cili është klubi vendas e cili mysafiri!
Sipas fotos, shihet se Kastrioti i Ferizajt dhe Besa e Pejës, janë paraqitur në fushë me fanella me ngjyrë të njëjtë.
E habitshme se si vëzhguesi dhe gjyqtari lejojnë me të njëjtat ngjyrat e fanellës të luhet ndeshja.
Sipas rregulloreve, është rreptësishtë e ndaluar që të paraqiten me të njëjta ngjyra.
“Kemi probleme me identifikuar se cilat janë vendaset e cilat mysafire.
Është një ngjyrë”, ankohet një lexues që gjendet aktualisht në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.
Ndeshja është e vlefshme e Kampionatit të Kosovës në hendboll (femrat).