Ndeshje interesante ishte edhe ajo mes Trepçës dhe Vëllaznimit në kuadër të Kampionatit të Kosovës në hendboll.
Me vetëm një gol dallim, 28:27, fitore shënoi Vëllaznimi.
Në pjesën e dytë mysafirët ishin vazhdimisht në epërsi, por në minutat e fundit vendasit u afruan disa herë në një gol duke e bërë ndeshjen interesante.
Ardi Halili i shënoi shtatë gola për Vëllaznimin. Çlirim Rama kontribuoi me gjashtë, kurse Florian Rexha e Isuf Kadrijaj i shënuan nga katër.
Dhjetë gola për Trepçën i shënoi Matheus Henrique. Gjashtë i realizoi Eris Beqiri e katër Amar Mujka.
Vëllaznimi është i treti me 10 pikë nga tetë ndeshje. Trepça i ka gjashtë pikë në vendin e pestë.