Kampioni i Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, Istogu, është eliminuar në raundin e tretë të Kupës Evropiane (EHF European Cup).
Istogu u eliminua nga skuadra portugeze, Madeira Andebol SAD.
Të dy ndeshjet u luajtën në Portugali.
Të dielën istogaset pësuan me rezultat 34:20.
Suzana Ujkiq i shënoi 10 gola për Istogun.
Nga dy i kishin Elsa Shala, Dijana Ujkiq, Angjelina Krasniqi dhe Tamara Serbra Aragon.
Të shtunën Istogu pësoi 40:17.