Kastrioti i Ferizajt kërkon fitoren e tetë në Superligën e Kosovës në hendboll.
Ndeshja mes Kastriotit e Llapit është e mbetur e javës së pestë.
Përballja luhet në orën 19.00 në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.
“Ekipi ynë i KH Kastrioti përballet me KH Llapi në një ndeshje shumë të rëndësishme!
Ju duam të gjithëve në palestër për ta mbështetur ekipin tonë deri në fund!
Zëri dhe përkrahja juaj bëjnë diferencën”, njofton KH Kastrioti.
Kastrioti është ne vend të dytë me 14 pikë e Llapi në të 6-tin me 6 sosh.