Rahoveci në telashe, Mushkolaj operohet 

Hendboll

Rahoveci në telashe, Mushkolaj operohet 

Nga: K.G. Më: 19 nëntor 2025 Në ora: 20:06
Arbios Mushkola

Kampioni në fuqi i Kosovës në hendboll, Rahoveci, është në telashe për faktin se do t’i mungojë njëri prej hendbollistëve më të mirë në Kosovë.

Arbios Mushkolaj është operuar dhe pritet pas një kohe të rikthehet në parket.

“Hendbollisti ynë, Arbios Mushkolaj, i është nënshtruar një operimi në meniskusin lateral.

Një nga hendbollistët më të mirë të Superligës do të mungojë rreth 4 muaj, e që do të jetë mungesë e jashtëzakonshme për ekipin tonë drejt rrugëtimit historik për titullin e tretë rresht të kampionit.

KH Rahoveci po i qëndron pranë lojtarit dhe pret rikthimin e tij edhe më të fuqishëm, me fokusin për rikuperim të plotë, pra 100%, nga ky lëndim”, njofton KH Rahoveci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat