Kosova U-17 përballet me Bullgarinë

Hendboll

Kosova U-17 përballet me Bullgarinë

Më: 26 nëntor 2025 Në ora: 14:45
Kombëtarja e Kosovës U-17

Kombëtarja e Kosovës U-17 është gati për sfidën e sotme në hendboll (femrat).

Vashat tonë premtojnë lojë sa më të mirë nën udhëheqjen e Faruk Shalës.

“Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë do të mirëpres dy ngjarje ndërkombëtare në hendboll. 

Prej sot e deri të dielën mbahet "IHF Trophy" për zonën evropiane për hendbollistet deri në 17 vjet. Kombëtarja jonë luan sonte me Bullgarinë prej orës 17:00.

Ndërkohë prej 2 deri më 6 dhjetor është "IHF Trophy" për zonën evropiane për hendbollistet deri në 19 vjet.

Iu urojmë fat dhe suksese vajzave tona”, shkruan në faqen e Komitetit Olimpik të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat