Vashat e Kosovës u-17 shënojnë fitoren e parë në IHF Trophy në hendboll.
Pas humbjes së djeshme nga Bullgaria, hendbollistet e reja të drejtuara nga selektori Faruk Shala, treguan vendosmëri në çdo veprim duke i shkaktuar humbje të thellë Azerbajxhanin me rezultat 34:24.
“Kosova U17 e ka fituar bindshëm ndeshjen e dytë në IHF Trophy për zonën evropiane.
Të enjten mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, hendbollistet tona të reja fituan ndaj Azerbajxhanit me rezultat 34:24.
Kombëtarja jonë e 17-vjeçareve ka dominuar nga fillimi për fitore bindëse në fund”, thuhet me krenari nga FHK.