Samedin Kurteshi: Prishtinën e shoh në play - off 

Hendboll

Samedin Kurteshi: Prishtinën e shoh në play - off 

Nga: K.Goca Më: 28 nëntor 2025 Në ora: 16:02
Samedin Kurteshi:

Prishtina po kalon formë të mirë në javët e fundit në hendbollin e Kosovës.

Vashat e Prishtinës mbrëmë shënuan fitore të thellë me rezultat 40:30 ndaj Vushtrrisë, duke u kualifikuar në rrethin e dytë të Kupës së Kosovës.

Prishtina synon play-off-in.

Aktualisht renditen në vend të gjashtë me 6 pikë, katër më pak se Ferizaj në vendin e katërt.

Kryetrajneri i Prishtinës, Samedin Kurteshi, tha se kanë pas mjaft lëndime të hendbollisteve gjatë edicionit vjeshtor.

“Prishtinën e shoh në play - off edhe pse kemi pas shumë probleme këtë sezon me lëndime të lojtarëve.

Besoj se Prishtina e ka vendin në play - off në sezonin pranveror. 

Ka cilësi.

Kemi bërë disa përforcime dhe besoj shumë në vashat e KHF Prishtinës.

Me respekt ashtu edhe në Kupën e Kosovës ku dje fituam ndaj ekipit te Vushtrrisë me rezultat 40:30”, thotë Kurteshi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat