Ulpiana e la me gishta në gojë Kastriotin e Ferizajt

Hendboll

Ulpiana e la me gishta në gojë Kastriotin e Ferizajt

Më: 30 nëntor 2025 Në ora: 21:29
Kastrioti i Ferizajt

Ulpiana e Lipjanit e Kastrioti i Ferizajt e luajtën ndeshjen e mbetur të xhiros së parë të Superligës së hendbollisteve. 

Fitore me rezultat 40:33 shënoi Ulpiana. 

Bintou Oulare i realizoi 14 gola për Ulpianën. Nga tetë i kishin Dorentina Qufaj e Albesë Dauti. Puhiza Gashi i shënoi 11 gola për Kastriotin. 

Nëntë i kishte Verona Muhaxheri. 

Ulpiana e shënoi fitoren e parë. Një fitore e ka edhe Kastrioti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat