Valdrin Rashica është njëri nga talentët më premtues në hendbollin e Kosovës, nga i cili pritet shumë edhe në të ardhmen.
Njomaku po luan me sukses për ekipin e kadetëve të Vushtrrisë, duke treguar efikasitet.
Rashica ka një bilanc mbresëlënës në Superligën e Kosovës për kadetë, ku deri më tani ka realizuar 87 gola dhe renditet i pesti në listën e shënuesve më të mirë. Kryesues i listës së golashënuesve është Albi Ramadani i Llapit.
Valdrini luan në pozitën e begut dhe ka synime të mëdha për të ardhmen. Qëllimi i tij është të shënojë sa më shumë gola dhe të ndihmojë ekipin në realizimin e objektivave.
Ekipi i kadetëve të Vushtrrisë aktualisht gjendet në vendin e pestë në tabelë me 12 pikë, njësoj si pozita e pestë që mban edhe Valdrin Rashica në renditjen e shënuesve.