Talenti i hendbollit tw Kosovës, Albi Ramadani, po shkëlqen me paraqitjet e tij në radhët e Llapit të Podujevës në kategorinë e kadetëve.
Performanca e tij e jashtëzakonshme konfirmohet edhe nga statistikat, 134 gola të shënuar në vetëm 11 ndeshje.
Ramadani aktualisht renditet në krye të listës së shënuesve dhe konsiderohet njëri nga lojtarët më të mirë në Kosovë në kategorinë e kadetëve. Ai është një emër që po vjen dhe që premton për të ardhmen e këtij sporti.
Llapi gjendet aktualisht në vendin e tretë në tabelë me 14 pikë, gjashtë më pak se lideri Kastrioti.
Paraqitjet e shkëlqyeshme të këtij njomaku japin shpresë se Llapi dhe hendbolli i Kosovës do të fitojnë një emër të ri të në një sport që prej vitesh po përballet me vështirësi.