Edin Kolgeci: Ka potencial 

Hendboll

Edin Kolgeci: Ka potencial 

Nga: K.G. Më: 5 dhjetor 2025 Në ora: 12:50
Edin Kolgeci me fituesin e turneut

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edin Kolgeci, shpreh optimizmin për të ardhmen e hendbollit.

Kolgeci ishte i pranishëm në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.

“Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, 3 Dhjetorit, u mbajt aktiviteti sportiv me fëmijë me aftësi të kufizuara, që për qëllim e kishte promovimin e përfshirjes së tyre në sport, përkatësisht në hendboll. 

Fëmijët dëshmuan se secili prej tyre, pavarësisht sfidave, ka potencial të merret me sport, të zhvillojë talentin dhe të integrohet plotësisht në shoqëri e të kontribuojë për të”, ka shkruar Kolgeci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat