Norvegjia konfirmohet forca e parë në botë 

Hendboll

Norvegjia konfirmohet forca e parë në botë 

Nga: K.G. Më: 14 dhjetor 2025 Në ora: 19:39
Norvegjia

Norvegjia është kampione e botës në hendboll (femrat).

Vashat e Norvegjisë shënuan fitore në finale, me rezultat 23:20 ndaj Gjermanisë.

Finalja u luajt në Roterdam të Holandës. 

Norvegjezet shkëlqyen duke fituar titullin e pestë të botës.

Norvegjezët kështu arritën kurorën e trefishtë, pasi janë kampionët aktuale evropiane dhe olimpike.

Mbretërimi i skuadrës skandinave vazhdon, dhe sonte ata fituan medaljen e tyre të 21-të të artë në garat e mëdha. Dhe të parin nën komandën e trajnerit të ri Ole Gustav Gjekstad.

Në pjesën e parë, gjermanet u përballën shkëlqyeshëm, duke mos lejuar Hanna Rejstad të shënonte asnjë gol të vetëm dhe shkuan në pushim baras (11:11).

Pjesa tjetër e lojës, megjithatë, solli një performancë më të mirë nga Norvegjia. Rejstad luajti dhe gjuajti, Norvegjia ia doli të avancoi tre gola (16:13).

Gjermania arriti të rikthehej dhe të barazonte (17:17), por në 10 minutat e fundit përvoja e norvegjezeve vendosi dhe veteranja Katrine Lunde mbrojti shumë mirë.

Në fund, Norvegjia gjeti çarje në mbrojtjen gjermane, Malin Aune shënoi dy gola nga krahu i djathtë.

Portierja 45-vjeçare, Katrine Lunde udhëhoqi Norvegjinë drejt titullit të ri të botës.

Ajo u përshëndet nga Kombëtarja si kampione e botës. Nga pesë gola i shënuan Henny Ella Reisad dhe Thale Rushfeldt Deila.

Te Gjermania nga katër gola i realizuan Alina Grijseels, Emily Vogel dhe Viola Leuchter.

Norvegjia e ka fituar Botërorin për herë të pestë.

Norvegjia konfirmoi se është forca e parë në hendbollin e femrave.

Vendin e tretë e zuri Franca që pas vazhdimeve fitoi 33:31 ndaj Holandës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat