Besa dhe Trepça shënojnë fitore të mëdha

Hendboll

Besa dhe Trepça shënojnë fitore të mëdha

Më: 14 dhjetor 2025 Në ora: 21:36
Trepça

Të dielën u luajtën ndeshjet e xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll.

Besa Famgas fitoi ndaj Llapit me rezultat 44:32, ndërsa Trepça fitoi në udhëtim ndaj Vushtrrisë me rezultat 30:27.

Jon Vokshi me 11 dhe Deniz Terziqi me nëntë gola udhëhoqën Besën.

Te Llapi, Victor Rios Ramirez i shënoi gjashtë gola, ndërsa Santos De Souza Kaiq i kishte pesë.

Trepçën drejt fitores e udhëhoqën Eris Beqiri me nëntë gola dhe Sali Maxhera me tetë.

Nëntë gola te Vushtrria i kishte Egzon Ademi, kurse tetë i shënoi Amir Fazliu.

Besa i ka 20 pikë në vendin e tretë, ndërsa e ka një ndeshje më pak të luajtur.

Trepça është e pesta me 10 pikë. Llapi i ka tetë në vendin e gjashtë, kurse Vushtrria kërkon pikët e para.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat